Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovës gjatë vitit 2021 kanë qenë të shtrirë 423 pacientë për trajtim mjekësor.
Sipas SHSKUK’së, gjatë vitit të kaluar kanë qenë 516 vlerësime dhe konsulta ambulantore dhe 79 konsulta specialistike brenda dhe jashtë IPFK-së.
Po ashtu, në këtë institu sipas SHSKUK’së, u kryen 393 ekspertiza mjeko-ligjore për gjykata.
“Në bazë të raportit vjetor të punës, vitin e kaluar, ndërkaq, kishte 516 vlerësime dhe konsulta ambulantore dhe 79 konsulta specialistike brenda dhe jashtë IPFK-së, si dhe u kryen 393 ekspertiza mjeko-ligjore për gjykata. Përveç tyre, u realizuan edhe 41 CT, 39 EEG, 6 ECHO, 2 EKG dhe 184 analiza laboratorike”, thuhet nga SHSKUK.