43 fëmijë u vranë nga ushtria në Birmani që nga fillimi i protestave kundër grusht-shtetit

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 16:22 | Nga Ekonomia Online

Të paktën 43 fëmijë janë vrarë nga forcat ushtarake të Birmanisë që nga fillimi i protestave kundër grusht-shtetit që po zhvillohen që nga fillimi i muajit shkurt.

Kjo është bërë e ditur nga organizata e për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve “Save dhe Children” sipas së cilës, shteti në juglindje të Azisë është në një situatë “makthi” me shumë viktima fëmijë e në mesin e tyre edhe një gjashtë vjeçar, raporton BBC.

Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të vdekurve që kur kanë nisur këto protesta ka arritur në 536.

Protestat masive në të gjithë Birmaninë kanë nisur që më 1 shkurt, kur ushtria bëri grusht-shtet duke arrestuar me këtë rast lideren e zgjedhur, Aung San Suu Kyi e cila kishte fituar zgjedhjet e zhvilluara në nëntor të vitit të kaluar.

Ushtria ka marrë shtetin në dorë pasi konsideronte se Suu Kyi i kishte fituar zgjedhjet e zhvilluara në mënyrë jo të drejtë.

Ndërkohë, dita më e përgjakshme e protestave deri më tani ishte e shtuna e kaluar kur mbetën të vrarë të paktën 100 persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme