43 gra shtatzënë e që janë infektuar me Covid 19 janë trajtuar përgjatë këtyre gjastë muajve në Klinikën e Gjinekologjisë së QKUK’së. Nga to, 29 kanë sjallë në jetë fëmijët e tyre. Por për fat të mirë, asnjë foshnje e porsalindur nuk është infektuar me koronavirus. Këto të dhëna i ka dhënë për Express, drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, dr. Jakup Krasniqi.
Ai ka bërë të ditur se në nga muaji janar deri në shtator kanë lindur mbi 6 mijë e 500 fëmijë vetëm në këtë klinikë.
“Nga janari deri në qershor janë 4371 lindje, prej tyre 1575 me prerje cezariane. Në korrik 871 lindje, 297 prej tyre cezariane, në gusht 726 lindje prej tyre 268 cezariane, ndërsa në shtator deri më tani janë 478 lindje dhe prej tyre 179 cezariane”, ka deklaruar Ismajli.
Ai ka shtuar se 43 lindje janë kryer tek nënat që kanë qenë të prekura me Covid-19, prej të cilave 11 kanë qenë lindje spontane.
Ismajli ka bërë të ditur poashtu se gjatë pandemisë në këtë klinikë kanë qenë të prekur gjithsej 40 anëtarë të stafit mjekësor, 10 mjekë dhe 30 mami me Covid-19.