43 mostra të dyshimta me Covid-19 nga Peja shkojnë për testim, rezultatet dalin sonte

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 19:15 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Pejës, Petrit Loci, ka bërë të ditur se 43 mostra janë marrë në komunën e Pejës dhe janë dërguar për testim.

“Kemi marrë 43 mostra prej qytetarëve sot, të gjitha të dyshimta si raste kontakti me personat e prekur më herët nga një familje në B.T. ‘Kristali’ dhe nga një Market i madh në qytetin e Pejës.”-deklaroi Loci për ‘RADIO 1’.

Loci shtoi se të gjitha rezultatet pritet të dalin sonte.

“Po sonte pritet ti kemi rezultatet e tyre.”, tha ai.

Peja ka 21 raste të konfirmuara me Covid-19.

Të ngjashme