43 pacientë po trajtohen në Infektivë, një në gjendje të rëndë

Prishtinë | 03 Pri 2020 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Në Klinikën Infektive të QKUK-së, sot janë të hospitalizuar 43 pacientë me Covid-19.

Klinika është në pritje të rezultateve edhe për 11 raste, derisa dje janë testuar dhe kanë rezultuar negativ 7 raste.

Gjendja e 43 pacientëve me Covid -19 është si vijon:

• 36 raste janë në gjendje stabile,

• 6 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

• Pacientja në kujdesin intensiv, e pranuar më 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik.

“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë rast të infeksionit brenda-spitalor. Të 4 infermieret e konfirmuara më parë pozitive në Covid-19 janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të hospitalizuara në klinikë, ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme