43 qytetarë u bënë për Emergjencë brenda 4-ditësh si pasojë e aksidenteve në trafik

Prishtinë | 12 Pri 2022 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

43 persona, të lënduar në aksidente trafiku, kërkuan ndihmë mjekësore në Klinikën e Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës gjatë 4 ditëve të fundit, njofton SHSKUK.

“Trajtim mjekësor kërkuan edhe 715 pacientë tjerë, prej tyre 157 në Dhomën e Reanimimit (Dhoma e Kujdesit të Avancuar Emergjent, 97 në Dhomën e Shërbimin Kirurgjik dhe 279 në Dhomën e Shërbimit Internistik.

Gjatë kësaj kohe, mes numrit të përgjithshëm të pacientëve, që kanë kërkuar tretman në Klinikën e Emergjente, ishin, po ashtu, 175 raste ortopedike”, thuhet në njoftimin e tyre.

Të ngjashme