431 raste me Covid-19 aktive në Kosovë

Prishtinë | 30 Tet 2021 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive është 431.

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 157 mijë, nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 2,976 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë mbi 4 mijë e 700 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi një milion e 558 mijë doza të vaksinës.

Deri më sot 720.378 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Të ngjashme