432 pacientë me Covid-19 trajtohen në QKUK dhe në spitale të përgjithshme

Prishtinë | 05 Gus 2020 | 15:38 | Nga Ekonomia Online

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet regjionale janë duke u trajtuar 626 pacientë, prej tyre 432 të konfirmuar me COVID-19, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa 389 prej tyre janë në oksigjeno-terapi. Sipas raportimeve të klinikave të QKUK-së dhe të spitaleve të përgjithshme, 19 prej tyre janë në respiratorë dhe 27 me CPAP- maskë.

Në QKUK janë të hospitalizuar 285 pacientë, nga ta 237 të konfirmuar me COVID- 19.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 341 pacientë, kurse të konfirmuar me COVID-19 janë 195.

Të ngjashme