Prokurori i Shtetit njofton opinionin e gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetekatër (44) aktakuza kundër pesëdhjetedy (52) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit për 48 orë janë ndaluar gjashtë (6) persona, si dhe janë bërë tetë (8) kërkesa për caktimin e paraburgimit të pesëmbëdhjetë (15) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të një celulari të tipit “Samsung Galaxy A20 “ dhe një celulari të tipit “Iphone 7+ “, për veprën penale “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare gjatë zgjedhjeve” nga neni 211 dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin”, nga neni 212 paragrafi 4, lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim të përkohshëm.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për nëntë (9) persona, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tre (3) personave, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.