Një 44-vjeçar është arrestuar në Han të Hotit në Shkodër, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i njëjti ishte dënuar nga Italia për shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim.
I dyshuari u kap teksa po tentonte të dilte nga Shqipëria.
Sipas njoftimit të policisë, i dyshuari Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.