Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 441.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.473, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,138 persona.
Në 24 orët e fundit bëhet e ditur se janë dhënë 157 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit ministria njofton se janë administruar 1.825.998 doza të vaksinës.
821.983 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 101.471 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.