45 për qind e bizneseve në Kosovë, kanë deklaruar se gjendja e tyre ka qenë jo e kënaqshme në tremujor e katërt të vitit 2020, raporton Ekonomia Online.
Këto të dhëna janë publikuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, pas një anketimi që ka bërë me bizneset kosovare.
Sipas këtyre të dhënave në krahasim me tremujorin e tretë gjendja e biznesit ka shënuar një përmirësim të lehtë, pasi që përqindja e bizneseve që vlerësojnë situatën e aktuale si të pakënaqshme është më e vogël për pritje pozitive.
“Kemi një përgjysmim të pritjeve, kjo reflekton pasojën e pandemisë ku kompanitë kanë më pak investime, kompanitë i kanë ngadalësuar edhe shumë projekte që i kanë pasur për vitin 2020 dhe kjo rrjedhimit ka rezultuar edhe me më pak pritje për punësim gjë që na tregon edhe vet gjendjen e sektorit privat. Megjithatë edhe kjo është më mirë se sa tre mujori i tretë, ka një rritje të pritjeve për punësim që reflekton në krahasim me tre mujorin e vitit 2020, tre mujori i katërt ka një tendencë më pozitive dhe një kënaqëshmëri më të madhe të bizneseve. Nëse shohim këtë tre mujor kemi një përmirësim të dukshëm të indikatorit të konfidencës, në tre mujorin e dytë ka qenë minus 44.7 përqind, në tre mujorin e tretë të vitit 2020 minus 33.8 përqind, ndërsa në tre mujorin e fundit të vitit 2020 është minus 4.1 përqind. Ende negativ, zhvillimet kanë qenë të tilla që mos me pasur konfidencën e mjaftueshme në raport me pritjet e tyre. Dhe po shpresojmë që TM3 i vitit 2021 dhe në përgjithësi 2021 ka me na dërguar në trend pozitiv, por kjo varet edhe nga veprimet që të ndërmerren në raport me përkrahen e ekonomisë, e cila është dëmtuar mjaft nga pandemia”, theksoi Rukiqi.
Nga anketimi ka dalë se në tremujorin e katër të vitit 2019, 23 për qind e kompanive kanë pasur pritje të rritjes së numrit të punëtorëve, ndërsa në tremujorin e 4, të vitit 2020 janë 12 për qind e kompanive që kanë pasur pritje për rritje të numrin e punëtorëve.
Sipas të dhënave 41 për qind e kompanive presin që në gjashtë mujorin e parë të vitit 2021 situata e tyre do të përmirësohet.
“Për gjashtë muajt e ardhshme 41 pë rqind e kompanive presin se situate e tyre biznesore do të përmirësohet. Pra, tash jemi duke fol për vitin 2021 ku kemi një numër më të madh të kompanive dhe ka një gjendje me optimiste sa i përket gjashtëmujorit të ardhshëm”, tha ai.
Ndërsa, kompanitë ka vlerësuar disa faktorë si pengesa për të bërë biznes, ku mungesa e porosive si barrierë është për 49% , konkurrenca jo lejale 37%, norma e lartë e interesit 35%, mungesa e mjeteve financiare 35%, konsumatorët nuk paguajnë më kohë 26%, ekonomia informale 25%, mungesa e kapaciteteve teknike 17 % etj.
Kreu i OEK-ut, Berat Rukiqi tha se gjendja e deklaruar nga bizneset ka qenë e pritshme, duke pas parasysh edhe situatën me pandeminë.
Ai tha se në këtë anketë janë përfshirë 358 ndërmarrje në sektorët e tregtisë me shumicë dhe pakicë, prodhimi, ndërtimtaria dhe shërbime të ndryshme.