Kryetari i Shoqatës së Serbëve të Zhvendosur, Gjokica Stanojeviq, tha se për 20 vjet, serbët kishin paraqitur një kërkesë të organizuar në OSBE dhe UNMIK për kthimin e 450 familjeve në Gjakovë, por që nuk kishte përgjigje.
Stanojeviq tha se ata u ofruan të ktheheshin në Gjakovë, në çadra për gjashtë muaj, dhe se ky do të ishte fundi dhe fillimi, dhe se ata kërkuan të ktheheshin në shtëpitë e tyre, raporton Kosovo Online.
Siç tha ai” të kthyerit e kanë gjithnjë e më të vështirë t’i rezistojnë presioneve të përditshme dhe se sipas tij “shembulli i fundit është kthimi i fundit i Dragica Gashiqit në Gjakovë”.