Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM), ka thënë se kishte më shumë se 70 të mbijetuar nga mbytja, por numri përfundimtar i të zhdukurve nuk është ende i sigurt, përcjell lajmi.net.
“Ka pasur rreth 180 prej nesh në bordin e anijes, e cila u mbyt për shkak të një rrjedhjeje”, ka thënë një nga të mbijetuarit në radion ‘Tunizisa Mosaique FM’, gjithashtu ka përshkruar varkën si nëntë metra të gjatë.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se kapiteni i varkës, i ka braktisur ata pas fillimit të fundosjes në mënyrë që t’i shpëtoj arrestimit.
“Unë mbijetova duke ndenjur i ngjitur në dru për nëntë orë”, ka thënë i mbijetuari.