46 vjeçari i vë flakën banesës dhe mbyllet brenda

Prishtinë | 20 Gus 2019 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Një person i ka vënë zjarrin banesës së tij dhe është mbyllur brenda saj. Ngjarja ka ndodhur në fsharin Visokë të Mallakastrës.

Shtetasi me iniciale A.C 46 vjeç ku dyshohet se ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike i vuri zjarrin banesës dhe u mbyll brenda.

Policia dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje ku bënë të mundur nxjerrjen nga banesa e shtetasit në fjalë. Atij iu dha ndihma e parë dhe tani ndodhet në Spitalin e Ballshit jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në banesë dhe grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, raporton Tch.

Të ngjashme