486 vdekje nga i nxehti ekstrem në Kanada

Prishtinë | 02 Kor 2021 | 19:35 | Nga Ekonomia Online

Vapa e kësaj vere po përvëlon vende që shquhen për temperatura polare, e madje po u shkakton viktima të shumta.

Më e rëndë situata është në Kanada, ku këtë të premte autoritetet njoftuan se kanë futur në listën e vdekjeve të papritura të lidhura me të nxehtin ekstrem 486 persona.

Më shumë se çereku i tyre është regjistruar në Vankuver, ku këtë javë u shënua rekordi historik prej 49.6 gradë celcius, krejt i pazakontë për një vend që në pjesën më të madhe të vitit mbulohet nga akulli e dëbora.

Statistikat tregojnë se vdekjet janë shtuar me gati 200% krahasuar me kushtet normale.

I nxehti ka hapur dhjetëra vatra zjarri.

Viktima edhe në SHBA, ku i nxehti po ashtu ka mbërthyer rajonet që shtrihen përgjatë brigjeve të Paqësorit.

Në Shtetet federale të Uashingtonit dhe Oregonit, numërohen 79 viktima gjatë këtyre ditëve, kur janë shënuar edhe nivele historike temperaturash deri në 50 gradë celsius. Edhe në Nju Jork, termometri ka shënuar këto ditë deri 41 gradë Celsius. Me të nxehtin e pazakontë po përballen dhjetëra qytete të Siberisë, ku temperaturat kanë arritur deri në 40 gradë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme