Dyzet e nëntë të rinj nga komunat Gjilan, Viti, Kaçanik dhe Hani i Elezit janë përzgjedhur si përfitues grantesh në kuadër të programit të vetë-punësimit të USAID EMPOWER Private Sector.
Zgjedhja e tyre ndjek përfundimin e suksesshëm të një programi trajnimi paraprak që synim kishte pajisjen e 200 të rinjve nga komunat e lartpërmendura me aftësi të orientuara drejt biznesit.
Përfituesit e përzgjedhur nga të rinjtë do të përfitojnë një grant në formën e pajisjeve, duke u mundësuar atyre të hapin një biznes të ri, ose të zgjerojnë atë ekzistues.
Programi i vetë-punësimit financohet nga USAID Empower Private Sector, në partneritet me Sida – Styrelsen për Internationellt Utvecklingssamarbete, dhe zbatohet nga Help Kosovo, duke përfshirë ofrimin e bashkëfinancimit nga komunat partnere.