49-vjeçari nga Istogu përgatiste drogën në kuzhinë për ta shitur – detaje nga aktakuza

Prishtinë | 12 Qer 2023 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër Sh.B., 49 vjeç, nga fshati Serbobran Komuna e Istogut, i nacionalitetit egjiptian, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Prokuroria thekson se 49-vjeçari është recidivist dhe i njëjti gjendet në paraburgim nga data 02.01.2023, masë kjo që i është vazhduar deri me datën 30.07.2023.

Sipas Prokurorisë Themelore të Pejës, Sh.B., posedonte substanca narkotike të llojit, mariuhanë, heroinë dhe metadon, të cilat më pas i përgatiste me qëllim për t’i shitur.

“Me datën 02.01.2023 rreth orës 20.00 ne fshatin Serbobran Komuna e Istogut, rr. “Dituria” nr. 101, pa autorizim, me qellim te shpërndarjes dhe shitjes, posedon substanca te cilat janë shpallur me ligj si narkotike  dhe atë narkotikun e llojit mariuhane, heroinë dhe metadon, ne atë mënyre që, i pandehuri pasi siguron narkotikët e lartcekur, e merr në shtëpinë e tij, e përgatitë me qellim që ta shpërndaj dhe shes duke i vendosur në pjesë të shtëpisë”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë.

I pandehuri e shpërndante drogën nëpër qese të vogla në vende të ndryshme të shtëpisë si në dollapin e kuzhinës, në dhoma etj, por këtë veprimtari ia hetoi policia për t’ia sekuestruar drogën.

“Ku në kuzhinë nën dysheme, në qese me duhan kaçak e vendos një sasi të narkotikut mariuhanë me peshë 1.27gram , në dollapin e kuzhinës vendos një sasi tjetër të narkotikut mariuhanë me peshë 3.90gram , në dhomën tjetër në mesin e rrobave vendos një qese tjetër me narkotik të llojit marihuanë me peshë prej 1131.80gram , në dhomën e qëndrimit skaj dyshekut fsheh një shishe qelqi me narkotik metadon 12ml. , në dhomën e gjumit nën dyshek fsheh një qese me narkotik të llojit heroinë me peshë prej 0.10gram , ndërsa nën tepih fsheh gjysmë cigare me narkotik mariuhan me peshë prej 0.20gram , mirëpo më pas hetohet nga Policia e Kosovës, të cilët i’a sekuestrojnë”, thuhet në aktakuzën e prokurorisë, raporton express.

Sipas prokurorisë, me këtë i pandehuri ka kryer vepër penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 par. 1 të KPRK-së.                             

Tutje, pas analizimit të shkresave, prokuroria thekson se i pandehuri Sh.B., me herët kishte poseduar narkotikë dhe ndaj të njëjtit është ngritur aktakuzë edhe me parë për  vepër penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” nga neni 269 të KPRK-së dhe i njëjti ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Pejë, dega në Istog për veprën penale të lartcekur.

Por, edhe përkundër se ishte shpallur fajtor, i pandehuri në fund të muajit Dhjetor 2022 siguron narkotik të llojit mariuhanë, heroinë dhe metadon për t’i dërguar në shtëpinë e tij.

“Këta narkotik i përgatitë me qellim që t’i shpërndaj dhe shes duke i vendosur në pjesë të shtëpisë, ku në kuzhinë nën dysheme”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë së Pejës, të cilën e posedon Gazeta Express.

I pandehuri në prokurori kishte pranuar në tërësi fajësinë si dhe ka shprehur keqardhje duke deklaruar se në të ardhmen nuk do të bie ndesh me ligjin.

Ndërsa një dëshmitar ka deklaruar se Sh.B., i ka thënë se droga është e tij dhe se po “don mu kap me bo parë më shumë”.

Pas përfundimit të aktakuzës, prokuroria i ka propozuar gjykatës që të njëjtin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

Të ngjashme