Me afër gjysmë miliardë njerëz të cilët shikuan nga Toka më 20 Korrik, 1969, Neil Armstrong u bë njeriu i parë i cili eci në hënë. ‘’Ky është një hap i vogël për një njeri, dhe një hap gjigant për njerëzimin’’, tha ai.
Armstrong vdiq nga komplikimet e zemrës më 25 Gusht, 2012. Sot, ai do të mbushte 86 vite. Për të festuar ditëlindjen e tij, këtu janë pesë fakte të cilat mund të mos i dini për astronautin e famshëm:
Ai pagoi mësimin e tij të parë të fluturimit me paratë që i fitoi duke bërë punë të ndryshme.
Kur Armstrong ishte 10 vjeçar, ai fitonte 1 dollarë duke kositur varrezat lokale. Ai pastaj punoi në barnatore.
Përmes këtyre punëve, Armstrong ishte në gjendje të paguante mësimet e tij të fluturimit, të cilat në atë kohë, kushtonin 9 dollarë për një orë.
Ai mund të ngiste më shumë se 200 lloje të avionëve
Armstrong ishte piloti më i mirë. Ai ngiste më shumë se 200 lloje të ndryshme të avionëve gjatë jetës së tij civile dhe ushtarake.
Jo vetëm që fluturoi me Apollo Lunar Module, por ai ka ngasur aeroplanë rekreativë, raketa, helikopterë dhe avionë pa motor.
Ai kishte patentën e pilotit para të vozitësit
Përderisa shumica e tinejxherëve kanë dëshirë të jenë në gjendje të vozisin makinën në ditëlindjen e tyre të 16-të, Armstrong kishte ambicie më të larta.
Më 5 Gusht, 1946, Armstrong mori patentën e tij të pilotit dhe bëri fluturimin e tij vetëm më vonë atë muaj, të gjitha para se të merrte lejen e vozitjes.
Ai shërbeu në Luftën Koreane
Armstrong ndoqi Universitetin Purdue me një bursë ushtarake dhe në vitin 1949 u thirr për të shërbyer në Luftën Koreane.
Ai fluturoi në pothuajse 80 misione luftarake dhe pranoi tri medalje për shërbimin e tij.
Ai ishte Eagle Scout
Armostrong pranoi Eagle Scout në Boy Scouts of America. Ai ishte shumë krenar për prapavijën e tij sa që mbajti medaljen e tij World Scout kur shkoi në hënë.
Një përqindje e lartë e astronautëve janë të përfshirë në Boy Scouts, sipas Boy Scouts of America.