Kjo periudhë e vitit ka gjithmonë diçka speciale, sepse kujtdo i fal më shumë gëzim. Por pushimet klasike, me muzikën e preferuar në sfond, kafet e preferuara me miqtë apo edhe shopping-u janë bërë monotone dhe çdo vit bëhen edhe të mërzitshme nëse nuk provon gjëra të reja. Natyrisht, edhe ato të bëjnë të qeshësh, por kjo është periudha më e e bukur e vitit – kështu që mjaft mendove për të përditshmen dhe merr më të mirën e këtij sezoni magjik.
Shko në një pistë akulli
Kur ka qenë hera e fundit që ke provuar të patinosh në një pistë? Nuk e mban mend? Atëherë fto disa prej miqve të ngushtë dhe bëhuni gati për një aventurë në pistë. Nuk ka rëndësi nëse nuk di të patinosh. Aty është gjithmonë dikush që të vjen në ndihmë… dhe atëherë do të jetë edhe më argëtuese.
Një drekë jashtë
Në vend të tryezës së përditshme, vendos që ta kalosh jashtë drekën me miq ose edhe me një person special. Në ditë festash bisedat bëhen edhe më të këndshme jashtë.
Kalo kohë në shtëpi
Nuk është gjithmonë e lehtë të jesh aktive gjatë ditëve festive. Sezoni është i bukur, por ndonjëherë bëhet edhe i lodhshëm, kështu që një ambient i ngrohtë me librat e preferuar dhe një çokollatë të ngrohtë është një mënyrë mjaft e mirë relaksi.
Bëni shëtitje nëpër qytet
Dekorime, drita, muzikë, lojra, verë e ngrohtë, janë disa nga elementet që na bëjnë ta shijojmë më shumë këtë periudhë festash.
Organizo një piknik në shtëpi me miqtë
Nuk ka nevojë të dalësh jashtë nëse planifikon të organizosh pushimet me miqtë. Thjeshtë merr nga jashtë të gjitha ushqimet e nevojshme për të krijuar një minipiknik brenda shtëpisë dhe fto të gjithë miqtë. Do të jetë një festë e paharruar.