5 gjërat nga të cilat një burrë duhet të heqë dorë kur martohet

Prishtinë | 07 Gus 2023 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Më poshtë jua sjellim gjërat nga të cilat mashkulli duhet të heq dorë në mënyrë që ta gjejë dashurinë.

Kjo për shkak se për ta gjetur femrën të cilën e keni kërkuar gjithmonë, fillimisht duhet ta përmirësoni veten.

Shprehitë e këqija

Ndoshta si mashkull jeni të tmerrshëm në kursimin e parave. Ndoshta nuk jeni komunikues i mirë. Ndoshta nuk ushqeheni shëndetshëm apo nuk stërviteni aq shpesh sa duhet.

Qëllimi është se për të qenë me femrën e duhur, ju duhet të punoni për t’u bërë mashkulli i duhur.

Është e vërtetë se femra e duhur do t’ju dashurojë për personin që jeni, por gjithashtu është e vërtetë se ajo do të mbajë standarde për veten dhe mashkullin që e lejon të futet në jetën e saj.

Duhet të hiqni dorë nga shprehia se “nuk jeni kurrë gabim”

Asnjë lidhje nuk është gjithmonë vetëm e lumtur dhe me kohëra të mira, pavarësisht asaj çfarë mund të mendoni.

Gjithmonë do të ekzistojnë mosmarrëveshje, fjalosje dhe, mbi të gjitha, kompromise.

Kur këto situata të shfaqen, fleksibiliteti është çelësi për zgjidhjen e tyre.

Ju nuk mundeni të veproni tërë kohën sikurse veç ju e keni me të drejtë dhe të prisni se lidhja do të funksionojë mirë.

Egon

Kur jemi në vitet e hershme të 20’tave tona, ne jemi të pamposhtur. Nuk na nevojitet askush.

Por, me pjekurinë vjen edhe koha kur e kuptojmë se askush nuk është i përsosur dhe se duhet të mësojmë shumë.

Shumë prej këtyre eksperiencave që i mësojmë vijnë nga femra me të cilën biem në dashuri sepse ajo sjell perspektivë të re në jetën tonë.

Por, në mënyrë që ta hapim veten ndaj këtyre eksperiencave, fillimisht duhet ta lëmë egon aty ku edhe përket: në të kaluarën!

Mashkulli duhet ta largojë edhe papjekurinë e vet

Ndoshta shmangia e përkushtimit apo shmangia e romancës ju ka shërbyer mirë kur vikendet i keni pasur të mbushura me kafene e diskoteka, por kur jeni duke u përpjekur ta vëni themelin e një të ardhme me një femër të pjekur e të arritur, atëherë duhet të ndryshoni.

Çiftet e suksesshme mësojnë dhe zhvillohen së bashku.

Ato çifte piqen si individë dhe si ekip.

Për të qenë pjesë e këtij ekipi, duhet ta kuptoni se duhet të rriteni dhe duhet t’i dhuroni femrës pasion, dashuri, sinqeritet dhe energji.

Mashkulli duhet të heq dorë edhe nga planet afatshkurta

Kur jemi të ri, është natyrale të mendojmë më pak për të ardhmen dhe më shumë për të tashmen.

Por, kur fillojnë të ndryshojnë gjërat, femrat gjithmonë e preferojnë një mashkull në të cilin mund të mbështeten në periudha afatgjate.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme