Edhe sipërmarrësit më të vendosur dhe më të motivuar shpesh nxjerrin justifikime se pse ata nuk e bëjnë dot diçka. Pengesat ngrihen dhe dyshimi e kaplon mëndjen. Të nxjerrësh një justifikim është rruga më e shkurtër.
Ja cilat janë 5 justifikimet më të zakonshme që përdorin njerëzit:
“Nuk kam kohë”
Koha është aseti jonë më i rëndësishëm. Meqënëse kemi vetëm 24 orë në ditë, gjejmë kohën për gjërat që duam të bëjmë, njerëzit që duam të shohim dhe aktivitetet që duam të kryejmë. E vetmja gjë që na pengon janë justifikimet.
Keni qënë ndonjëherë në një lidhje dhe personi tjetër ju ka thënë frazën ‘’Nëse vërtet do të doje të më shihje, do ta kishe gjetur kohën’’? Të gjithë e kemi dëgjuar këtë frazë në të kaluarën dhe arsyeja që pse këto lidhje nuk kanë funksionuar është sepse nuk i kemi vënë mund.
E njëjta gjë vlen edhe për sipërmarrjet. Do të nisësh një biznes por punon 8 orë në ditë? Zgjohu më herët dhe fli më vonë, nëse e do vërtet, do ta bësh në kohë.
“Nuk ka mjaftueshëm mundësi për mua”
Nëse ka mure apo pengesa në rrugën tuaj, duhet të kuptoni sesi ti kapërceni ato. Nuk ka asgjë të thjeshtë në të qënit një sipërmarrës. Nuk do të ketë kurrë një rrugë të drejtë e të shtruar nga pika A në pikën B.
Të thuash se nuk ka mjaftueshëm mundësi, është një justifikim i cili të lejon të heqësh dorë që pa filluar diçka. Krijo mundësitë e tua, mëso si të zgjidhësh problemet dhe do ta shkruash vetë ‘’biletën tënde’’.
“Nuk dua të rrezikoj mungesën e aprovimit nga familja apo miqtë”
Të duhet lëkurë e trashë për ta luajtur këtë lojë dhe mos lejo opinionet e të tjerëve të influencojnë vendimet e tua. Nëse miqtë e tu nuk të mbështesin, atëherë të duhen miq të rinj. Në rastin tjetër, meqënëse nuk mund të gjesh një familje të re, të paktën mund ta largosh veten nga energjitë e tyre negative.
Me shumë mundësi familja dhe miqte do të të thonë se shancet për sukses janë shumë të vogla dhe se duhet të zgjedhësh një rrugë më të sigurtë. Injoroji ata! Është e thjeshtë të biesh dakort me ta, sepse është rruga më e lehtë. Përdore mosaprovimin e tyre si motivim dhe zgjohu çdo ditë i etur për ti treguar atyre të kundërtën.
“Duhet të jem i kënaqur me atë çfarë kam arritur”
Jeta është shumë e shkurtër, mesatarja e jetëgjatësisë në SHBA është 78 vjeç, e përkthyer në ditë, janë 28.470 ditë. Jo aq shumë sa mendonit apo jo?
Nuk duhet të jesh kurrë i kënaqur dhe duhet të kërkosh gjithnjë më shumë. Mjafton të dalësh në rrugë gjatë darkës dhe të shohësh makinat e shtrenjta që të kalojnë përbri, Lamborghini, Ferrari, Rollce. Të mirat materiale nuk janë domosdoshmërisht shenjë lumturie, por tregojnë diçka. Njerëzit të cilët i drejtojnë ata nuk janë kënaqur me pak, nuk janë kënaqur me të qënit në mesataren e artë. Të thuash se je i kënaqur, është si të thuash se nuk do të punosh më fort se kaq.
“Kam frikë nga rreziqet që mund të ketë”
Pa rreziqe nuk ka fitim.
Është e thjeshtë. Duhet të pranosh faktin se çdo veprimtari sipërmarrjeje vjen me rreziqe dhe madje shumë të tilla.
Shiko disa nga sipërmarrësit dhe kompanitë më të suksesshme dhe do të shohësh se ka shumë rreziqe të përfshira. Elon Musk mori një fitim prej $180 milionë nga shitja e PayPal dhe ai investoi $100 milionë në SpaceX, $70 milionë në Tesla dhe $10 milionë në Solar City. Më pas ju desh të merrte para hua.
A ishte ai i frikësuar nga rreziqet? Nuk ka asnjë shanc. Shumë pak njerëz do të merrnin $180 milionë dhe ti investonin menjëherë në ide të reja. Të tjerët do të merrnin pushime të përhershme. Rreziku ja vlejti në këtë rast dhe sot Musk vlen 21.5 miliardë dollarë.