Leximi është një aftësi që mund të na ndihmojë të gërmojmë në mendjet e mëdha të filozofëve, historianëve dhe udhëheqësve të të gjitha kohërave. Paulo Coelho është një prej atyre shkrimtarëve dhe “Alkimisti” është shembulli i përsosur i një prej këtyre librave të mëdhenj që gjurmë të mëdha.
Ky artikull synon të tregojë disa nga mësimet kryesore që mund të merrni nga ky libër.
1. Ne Alkimistët kemi fuqinë për të ndërtuar jetën tonë ideale
Alkimi do të thotë të transformosh ose të krijosh diçka përmes një procesi në dukje magjik. Të dizenjosh jetën nga e para, sipas asaj që qe veçe një tablo e imagjinuar mendore, nuk është asgjë më shumë se magji. Sa njerëz e kanë bërë me sukses këtë? Vetëm një pjesë të vogël. Por, kjo është mundësia që qëndron përballë secilit prej nesh. Është e domosdoshme që ta rrëmbejmë atë dhe të nisim punën!
2. Nganjëherë çdo gjë që kërkoni, është pikërisht aty ku keni filluar
Shpesh, përgjatë udhëtimit tonë drejt suksesit dhe përmbushjes, ne kuptojmë se çdo gjë që në fakt duam ka qenë aty ku kemi filluar. Shpesh kërkojmë diçka të jashtme që të na bëjë të lumtur ose të na përmbushë, por kjo është e panevojshme sepse e kemi gjithçka që na duhet brenda vetes. Ky kërkim manifestohet te kërkimi i parave, famës, dhe niveleve të suksesit.
3. Misioni juaj është aspekti më i rëndësishëm i jetës tuaj
Gjithkush ka nevojë për një mision dhe kjo është ajo që ju jep një ‘rrugëtim’ në jetën tuaj, një qëllim. Kur ju e dini pse-në tuaj, jeni më të përkushtuar ndaj aftësive për ta pasur.
4. Ka të bëjë me udhëtimin, më shumë se me destinacion
Shumë prej nesh, përfshirë veten time, e gjejmë veten të kapur duke kërkuar një destinacion. “Nëse mund të merrja vetëm…”, “Nëse mund të arrija…” mendim është i kotë, sepse gjithë çfarë ne kemi është momenti i tashëm.
5. Ka shumë pengesa para çastit të duhur
Para se të arrini diku, ju patjetër do t’u duhet të kaloni nëpër shumë pengesa dhe dështime. Le të jemi mirënjohës për këto mundësi. Mendojeni në këtë mënyrë: këto janë dyert drejt asaj që ju dëshironi. Thjesht kaloni përmes tyre që të arrini në anën tjetër, ku janë qëllimet tuaja. Nuk mund të keni sukses pa këto dështime. Pra, ndryshoni kornizën e mendjes suaj dhe do të jeni të lumtur dhe mirënjohës kur ato shfaqen, sepse jeni një hap afër suksesit.