5 mite rreth punonjësve më të moshuar

Prishtinë | 22 Gus 2023 | 23:33 | Nga Ekonomia Online

Më poshtë janë pesë mitet më të zakonshme rreth punonjësve në moshë dhe si t’i sfidoni ato.

1. Ata nuk mund të mësojnë gjëra të reja. Shumë kërkime e hedhin poshtë këtë mit. Është parë se punonjësit në moshë kanë më shumë përvojë në përshtatjen me pajisjet e reja, mjediset dhe praktikat e punës. A e dini që mosha mesatare e sipërmarrësve të suksesshëm është mes 42 – 47 vjeç?

2. Ata janë më pak produktivë. Mosha dhe performanca në punë nuk duhet të shihen të lidhura me njëra-tjetrën. Ka shumë prova që tregojnë se punonjësit në moshë janë po aq efektivë sa punonjësit e rinj.

3. Ata marrin më shumë ditë leje për shkak të problemeve shëndetësore. Studimi tregoi se ky supozim është i pasaktë. Madje, ata marrin më pak ditë leje për shkak të problemeve të lehta shëndetësore.

4. Ata janë në prag pensioni. Mosha mesatare e popullsisë po rritet. Me plakjen e popullsisë rritet gjithashtu edhe mosha mesatare e punonjësve. Nuk ekziston më një moshë e paracaktuar e daljes në pension. Edhe 64 vjeç mund të qëndrojë në kompani edhe për shumë vite të tjera.

5. Janë të mbikualifikuar. Në disa nga studimet e fundit, terma si “jofleksibil” dhe “i mbikualifikuar” janë shembujt të feedback-ut që u japim kandidatëve në moshë kur ata refuzohen në një vend punë. Është e vështirë të justifikosh përdorimin e termit “i mbikualifikuar” edhe pse kjo ndoshta mund të shpjegohet nga punëdhënësit e shqetësuar për njerëzit që lënë punën pas një kohe të shkurtër për një punë që përshtatet më mirë me aftësitë e tyre.

Të ngjashme