Gjatë këtij viti janë regjistruar 5 raste të fruthit në Kosovë. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), vaksinimi kundër fruthit arrin një përqindje mbi 90 përqind.
Në një përgjigje të IKSHPK-së për Indkesonline, thuhet se deri tani vaksinimi me dozën e parë është 89%, ndërsa me dozën e dytë 94%.
IKSHP thotë se thirrja e këtij institucioni për vaksinim ka pasur efekt. Ndërkaq vazhdon tu bëjë thirrje prindërve, që t’i vaksinojnë fëmijët me vaksinën MMR, sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit.
“IKSHPK u bën thirrje prindërve në vazhdimësi, që t’i vaksinojnë fëmijët sipas Kalendarit të rregullt të vaksinimit, sepse fruthi është sëmundje infektive serioze dhe shumë më ngjitëse se gripi, dhe mund të shfaqë komplikime serioze. Vaksinimi është mënyra më efikase për ta parandaluar”, thuhet në përgjigjen e IKSHPK-së.