5 të vdekur në koncertin, ku po këndonte edhe artistja shqiptare Dhurata Dora

Prishtinë | 23 Gus 2019 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Një tragjedi ka ndodhur në koncertin e këngëtarit të hitit “Zemër”.

Soolking, artisti algjerian që për publikun shqiptar është bërë i njohur me hitin “Zemër” bashkëpunim me Dhurata Dorën, ka pësuar një natë mjaft të keqe mbrëmë.

Koncerti ku ai performonte është transmetuar live në televizionin Algjerian ku e ftuar ishte edhe këngëtarja shqiptare Dhurata Dora. Sipas BBC, pese persona humbën jetën kur spektatorët nisën të shtypin njëri tjetrin. 21 persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital njoftuan gazetat vendase.

Koncerti ka vazhduar deri në fund pasi organizatorët nuk kishin njoftuar për incidente të mundshme.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para e transportimit të të lënduarve, por të disa prej tyre që mendohet se kanë vdekur në stadium.

Autoritetet hetimore dhe policore të Algjerisë tanimë kanë nisur hetimet e para rreth shkakut të incidentit fatal dhe shumë shpejt do të dalin me rezultatet e para.

https://youtu.be/aCSneKrgyTc
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme