5-vjeçar por ka një inteligjencë të jashtëzakonshme

Prishtinë | 05 Maj 2017 | 19:30 | Nga

Është vetëm 5 vjeç por ka aftësi të jashtëzakonshme për të kryer veprime matematikore të një shkalle vështirësie shumë të lartë. Bëhet fjalë për Arbrin, vogëlushin nga Përmeti i cili i ka befasuar të gjithë me inteligjencën e tij, e pazakontë për bashkëmoshatarët e tij të kopshtit.

Duke marrë inteligjencën e tij pritet që së shpejti Ministria e Arsimit ta kalojë në klasat më të larta. Arbri do t’i nënshtrohet testit të inteligjencës për të konfirmuar zyrtarisht shkallën e tij të intelektit.

Fjala e fundit do t’i mbetet Ministrisë së Arsimit që do të vendosë nëse 5-vjeçari do t’i kalojë klasat sa më shpejt, me qëllim që të mos humbas interesin për shkollën dhe njëkohësisht të avancojë në marrjen e njohurive.

https://www.youtube.com/watch?v=XO77h5qHihM

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme