Reperi i shndërruar në aktor, 50 Cent, përmes kompanisë së tij “G-Unit Film & Television”, ka nënshkruar marrëveshje për realizimin e tre filmave me, “Arts District Enterainment”, kompania e drejtuar nga Roger Birnbaum, Eli Roth dhe Michael Besman dhe studion e filmave me buxhet të ulët, “3BlackDot”.
Sipas një deklarate të fundit të aktorit, ai po e sprovon veten edhe në filma të zhanrit horror dhe mezi pret t’i tregojë botës se çfarë projekte të veçanta kanë përgatitur, transmeton Koha.
Ndër vite, reperi i njohur amerikan ka luajtur në disa projekte kinematografike të tilla si: “Power”, “Get Rich or Die Trying”, “Righteous Kill”, “Escape Plan” dhe të tjerë. Të gjitha këto projekte i takonin kryesisht zhanrit dramë dhe aksion.
Në lajme të tjera, 50 Cne emri i vërtetë i së cilit është Curtis James Jckson, është duke punuar në një seri të re të kanalit televiziv “Starz”, e cila do ta trajtojë edhe përleshjen e tij të dikurshme dhe shumë të përfolur, me reperin The Game.