50 ditët e Albin Kurtit
Prishtinë | 26 Mar 2020 | 14:29 | Nga Ilir Gashi
- Emëroi Zëvendëskryeministër njeriun që të akuzoi për vrasje të Astrit Deharit dhe keqpërdoruesin e skajshëm në emër të Kosovës.
- Emëroi Këshilltar njeriun që deklaron se UÇK-ja ka kryer krime.
- Emëroi Këshilltarë nipat e UDB-ashëve më të mëdhenj që kishte Kosova.
- Emëroi këshilltarë njerëzit që sistematikisht punojnë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
- U rreshtua me ata që promovuan libra kundër UÇK-së midis Beogradi.
- Rrezikoi Aleancën jetike të shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
- Largoi kompaninë amerikane Contour Global që do të investonte 1.3 MILIARDË DOLLARË në projektin “Kosova e Re”. Përmes saj Amerika donte të ndalonte gazin rus në Ballkan.
- Humbi 200 MILION DOLLARË asistencë amerikane.
- Humbi mundësinë për 2 000 vende pune për të rinjtë kosovarë.
- Mezi i shkroi 45 faqe program ekonomik.
- U izolua si asnjë lider tjetër politik në Ballkan. Izoloi edhe Kosovën.
- Theu të gjitha parimet që i proklamoi për të ardhur në pushtet.
- Harroi Monin dhe Arbenin të cilët u vranë nën moton Jo Negociata, Vetëvendosje.
- Pranoi bisedime pa kushte dhe pa kërkimfalje nga Serbia.
- Pranoi bisedime pa u zbardhur fati i të pagjeturëve. Harroi premtimin që u kishte bërë Nënave Gjakovare.
- Dështoi në zhbërjen e arritjes së shqiptarëve – themelimin e shtetit të Kosovës.