50 euro gjobë, policia paralajmëron sërish këmbësorët që nuk respektojnë rregullat në trafik

Prishtinë | 12 Pri 2024 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Më 3 prill ka hyrë në fuqi Ligji I Ri për Rregullat e Trafikut Rrugor. Me këtë rast, policia ka paralajmëruar edhe një herë këmbësorët që nuk respektojnë rregullat në trafik, njofton Klankosova.tv.

Në njoftim thuhet se kalimi i rrugës jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë apo kalimeve të veçanta, mund të bëhet vetëm në rastet kur vendkalimi më i afërt për këmbësorë është më larg se 50 metra në vendbanime dhe me larg se 100 metra jashtë vendbanimeve

Mosrespektimi I kësaj rregulloreje ndëshkohet me gjobë prej 50 euro.

Njoftimi I policisë:

KËMBËSORË!

Bëhu i dukshëm!

Përdor vendkalimin e këmbësorëve!

Respekto semaforin!

Shiko majtas, shiko djathtas, shiko majtas edhe një herë pastaj kalo!

Mos përdor telefonin, dëgjueset në veshë apo pajisjet e tjera të ngjashme që mund t’ju hutojnë!

Shfrytëzo vendkalimin për këmbësorë dhe ec në trotuar!

Në rrugët pa trotuare, ec në anën e majtë!

Kujdesi shpëton jetë!

Për sigurinë tuaj, vishni rroba të ndritshme ose mbani me vete materiale reflektues apo dritë të bardhë gjatë natës për t’ju ndihmuar juve dhe ngasësve që të jeni të dukshëm!

Të ngjashme