Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se janë ndarë 50 euro për çdo qytetar të Skenderajt të infektuar me COVID-19 dhe nga 100 euro për familjet e atyre që kanë humbur jetën nga ky virus.
Ai tha se vendimi u mor në seancën e fundit të Kuvendit Komunal për këtë vit, të cilën e filluan me një minutë nderim në përvjetorin e sulmit të parë mbi familjen Jashari dhe Ditës së Veteranit, njofton Klan Kosova.
“Në këtë mbledhje është votuar propozimi për subvencionimin e personave të infektuar me virusin COVID-19 në vlerë prej 50 euro, ndërsa qytetarët që kanë humbur betejën me këtë virus, familjarët e tyre do të subvencionohen me nga 100 euro”.
“Në bazë të këtij vendimi parashihet që personat përfitojnë nga kjo ndihmë vetëm në rast se arrijnë të sjellin dëshminë e testimit dhe rezultatit pozitiv nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHP)”.
Rreth procedurave të mëtutjeshme do të qytetarët e Skenderajt do të njoftohen me kohë nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.