50 euro shtesë edhe në janar për të gjithë punëtorët e sektorit publik

Prishtinë | 25 Jan 2023 | 11:04 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga 50 euro shtesë në pagë do të ndahen për punëtorët e sektorit publik edhe në muajin janar, ka vendosur Qeveria të mërkurën, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ka qenë premtim i Qeverisë që të paguhet kjo shtesë deri në hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave, që pritet të nisë në shkurt.

Shtesat nga 50 euro për sektorin publik, për përballjen e inflacionit, pati nisur në shtator pas grevave. Nga 50 euro u paguan çdo muaj shtesë deri në dhjetor e tash me vendimin e ri edhe në janar.

Të ngjashme