Pesëdhjetë pacientë në klinikat e QKUK-së dhe në shtatë spitalet rajonale, që po trajtohen për COVID-19, janë në gjendje të rëndë.
Sipas raportit të SHSKUK-së, po trajtohen gjithsej 615 pacientë, prej tyre 428 të konfirmuar me COVID-19.
Nga ta 17 janë në respiratorë dhe 33 me maskë CPAP. 355 janë në oksigjenoterapi.