Dje, në Palestrën e Sporteve “Jeton Tërstena” në Vushtrri, me bashkorganizmin e FPPK-së dhe KP Hasan Prishtina e në mbështetje nga Drejtoria e sportit të Komunës së Vushtrrisë, u mbajt turneu i juniorëve në pingpong. Morën pjesë rreth 50 pingpongistë.
Garat u zhvilluan në dy faza, fillimisht lojtarët e ndarë të 9 grupe të meshkujve dhe 4 grupe të femrave, nga ku dy më të mirët do kalonin në skeletin kryesor, ku me short ishin vendos më parë 8 juniorët më të mirë të Kosovës, një ambient të mirë për lojë. Gjatë tërë kohës pati ndeshje atraktive, ndersa si befasi e mirë e këtij turneu ishte i riu nga Vushtrria, Rilind Gashi, që arriti deri në të 8-ën e finales.
Në gjysmëfinalen e parë, Kreshnik Mahmuti ishte më i mirë se Alon Bivolaku duke triumfuar me 3:0, e ngjashëm edhe Fatih Karabaxhaku ndaj Donat Sinanit..
Në Finale përsëri u takuan Fatih Karabaxhaku dhe Kreshnik Mahmuti, këtë radhë fitues doli Fatihu me 3:1, duke ruajtur titullin e fituar nga viti i kaluar.
Në konkurrencën e femrave. në gjysmëfinale, Alma Mehmeti fitoi ndaj Shega Hashanit me 3:0 në seta, kurse, Edona Shabani fitoi ndaj Bleona Mehmetit me rezultat të ngushtë 3:2. Në finale Alma Mehemti nuk lejoj befasi duke fituar me 3:0 e me këtë mbrojti titullin nga viti i kaluar.
Fituesit u shpërblyen nga organizatori me medale, Kupa e Mirënjohje, kurse shpërblimet i ndau Kryetari i klubit Hasan Prishtina, z. Bashkim Vatovci.