Çelet në Muzeun e Luvrit ekspozita kushtuar 500-vjetorit të vdekjes së gjeniut italian, Leonardo da Vinci.
160 skulptura, piktura e letra nga periudha e Rilindjes do të shfaqen nga 24 tetori në kryeqytetin francez. Da Vinci la vendlindjen e tij dhe kaloi vitet e fundit të jetës në Francë, me ftesë të monarkut. Pjesë e koleksionit që do të shfaqet për publikun janë 10 piktura që i atribuohen Da Vincit; ato që gjenden në Luvër dhe vepra të huazuara nga institucione të tjera.
Javën e kaluar, një gjykatës venecian autorizoi dhënien e disa vizatimeve të Da Vincit, përfshirë të famshmin “Njeriu vetruvian”, të cilat do të ekspozohen për vetëm dy muaj për shkak të gjendjes së tyre delikate.
Kuratori Vincent Delieuvin tha se ishte shumë i lumtur që do të ekspozonin edhe punimet e rralla: “Muzeu i Luvrit duhej të bënte diçka në vitin 2019, pasi Leonardo da Vinci vendosi të vinte në Francë në vitin 1516 dhe vdiq pikërisht këtu 500 vite më parë. Jemi me fat pasi kemi 5 piktura të tij në muzeun tone”,transmeton Koha.net
Specialistët nuk bien dakord mbi numrin e saktë të veprave të artistit, me disa që këmbëngulin se janë 14 e të tjerë 17. Ekspozita për Da Vincin përfshin piktura, skulptura dhe dhjetwra vizatime të huazuara nga Mbretëresha Elizabeta II. Disa janë të vetë mjeshtrit italian, e të tjera nga artistë që lidhen ngushtë me kontekstin. Mona Liza e famshme nuk do të jetë pjesë e koleksionit.
30 mijë vetë mbajnë radhë çdo ditë për ta para atë në Luvër dhe autoritetet druhen se përfshirja e saj do të rrezikonte tejmbushjen e ambientit.