519 të vdekur nga Coronaviorusi në New York

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 19:13 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo ka njoftuar të premten se numri i të vdekurve nga Coronavirusi ka arritur në 519, derisa 134 persona humbën jetën vetëm brenda një ditë.

Shteti deri më tani ka shënuar më shumë se 44 mijë raste të infektimit përfshirë  25.398 vetëm në qytetin e Nju Jorkut.

Aktualisht 6.481 persona janë hospitalizuar.

Cuomo thotë se kanë nevojë për të paktën edhe 140.000 shtretër kur pandemia të prekë pikun.

Amerika ka kaluar Kinën dhe Italinë me numrin e të infektuarve me Covid-19.

Të ngjashme