Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) ka prezantuar rezultatet e anketës vjetore “Politika ndërkombëtare dhe partitë politike: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës”, raporton Ekonomia Online.
Nga ky hulumtim del se 52% e qytetarëve thonë se Kosova është dëmtuar nga fushatat e Serbisë për çnjohje, kurse si partner kryesor i Kosovës, nga qytetarët, vendin e parë e ka marrë Gjermania.
Butrint Berisha ka thënë se ky hulumtim me anketa ka anketuar 200 kosovarë 200 serbë.
“Pjesa e parë ka të bëjë me politikën ndërkombëtare, e dyta politike e jashtme dhe pozita ndërkombëtare, dhe partitë politike, kjo synon ta zbres politiken në nivel lokal e gjitha kjo ka qenë për të komunikuar më shumë me votuesin”.
“Ka pasur 1200 ankesa, brenda 1200 anketave kanë 800 shqiptarë, 200 serbë dhe 200 komunitete të tjera. Hulumtimi është zhvilluar me 19 pyetësor, dhe hulumtimi është zhvilluar me një kompani private”.
“Se cili duhet të jetë partneri kryesor i Kosovës, nga qytetarët vendin e parë e ka marrë Gjermania. Cilën organizatë e vlerësojnë me shumë që e kanë ndihmuar Kosovën qytetarët e kanë zgjedhur NATO-ne rreth 54%. Gjithashtu 52% e qytetarëve janë përgjigjur se Kosova është dëmtuar nga fushatat e Serbisë për çnjohje”.
“Qytetarët e Kosovës kanë qenë të mendimit se Kosova duhet të bëjë më shume për ta forcuar shtetin e saj. Cilës parti i besoni për ta udhëhequr Kosovën në BE, janë përgjigjur se i besojnë 22% LDK 17% VV dhe PDK”.
Leonora Kryeziu ka thënë se ky hulumtim do të shërbej më shumë në të ardhmen.
“Shpresojmë se rezultatet e këtij hulumtimi të na shërbejnë te gjithëve qe ne ardhmen të bëjmë analiza të sakta. Është ide që jemi mundu ta jetësojmë tash e sa kohe e këtë vit u bë e mundshme”.
Granit Tërnava thotë se, po shpresojmë që ky publikim të jetë në shërbim të të gjithëve, raporton EO.
“Është kënaqësi te bashkëpunojmë me PIPS prandaj e kemi pasur të lehtë. Çështja kryesore që lidhen me fondacionin markel është mbështetja më e madhe karshi Kosovës po ashtu Gjermania konsiderohet që duhet të jetë partneri kryesor ekonomik”.
“Me këtë kemi dashur të tregojmë se cilave parti politike i besojmë më së shumti, gjithashtu çfarë është politik e majte e qe shumë janë përgjigjur qe nuk e kanë ditur. Kjo anketë e ka dëshmuar një gjë të tillë po shpresojmë qe ky publikim do të jetë në shërbim te gjithëve”.