52 vjeçari që vdiq nga COVID-19 kishte sëmundje përcjellëse, Latifi bën thirrje për kujdes

Prishtinë | 21 Qer 2020 | 12:16 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, përmes një postimi në Facebook ka treguar se 52 vjeçari që vdiq nga COVID-19 kishte edhe sëmundje përcjellëse.

Latifi u ka shprehur ngushëllime familjarëve, derisa u ka bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat.

“Me keqardhje ju njoftoj nga Klinika Infektive në Prishtinë, se paska ndërruar jetë i prekuri me COVID-19, E.K (52 vjeç) nga Rahoveci. I ndjeri kishte probleme të tjera përcjellëse, të cilat ishin mjaft serioze. Në këto momente të dhimbjes dhe pikëllimit, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit nga Rahoveci”, ka shkruar Latifi. “Ju lutem t’iu përmbaheni të gjitha rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Shtabit të posaçëm komunal. Mbani distancën fizike për së paku 2 metra dhe aplikoni masat e nevojshme higjienike”.

Numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë ka arritur tani në 36.

Të ngjashme