Ish-udhëheqësi i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit, Anton Berisha ka thënë se me marrëveshjen për kodin telefonik mes Kosovës e Serbisë, Serbia e ka legalizuar prezencën e saj në Kosovë.
“Ajo çfarë rrjedh logjikisht prej kësaj, atëherë pse Serbia është pjesë e bisedimeve. Pse implementimi i marrëveshjeve është shtyrë aq shumë. Ne ende po flasim për dakordim por jo për veprime konkrete. Dyshoj që fjala është për kod gjeografik. Në komunikatat e Qeverisë flitet marrëveshje për kodin, por jo, kjo është marrëveshje për telekomunikacionin”.
“Jam i bindur se licenca operatorin serb do t’i bëhet e përhershme. Me 40 antena sa është paraparë të vendosen atëherë do të mbulohet e gjithë Kosova”.
Berisha që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se “kjo marrëveshje është e rrezikshme”.
“Edita Tahiri ka marrë mision ta kthejë Serbinë në Kosovë. Të mos jesh anëtar i ITU dhe ta marrësh kodin e saj është njëfarë non sens. Fjala është për kod gjeografik. Dhe Serbia nuk pranon marrëveshjen që Kosovës t’i japë identifikim”.