54% e të rinjve s’punojnë në profesionin e tyre, 70% duan një vend pune në institucionet publike

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 15:31 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondacioni Friedrich Ebert dhe Instituti i Hulumtimeve IDRA Research and Consulting kanë prezantuar studimin “Rinia e Kosovës”, raporton Ekonomia Online.

Ky studim është hulumtim i vlerave, qëndrimeve, opinioneve, brengave dhe perspektivave të të rinjve të Kosovës, ku të anketuar janë 1200 të rinj në gjithë Kosovën, të moshës 14 deri në 29 vjeç.

Mevlyde Hyseni nga FES-i në Kosovë ka bërë prezantimin e gjetjeve kryesore të studimit të rinisë.

“81% e të rinjve jetojnë me familjet e tyre, 98% kanë marrëdhënie të mira me familje dhe 88% planifikojnë të kenë familje dhe të kenë fëmijë, ndërsa mosha e preferuar për martesë për vajza është 25-26 vjeç, 28-29 vjeç djemtë”, tha ajo.

Hyseni ka thënë se në bazë të gjetjeve 54% e të rinjve nuk punojnë në profesionin e tyre kurse për dallim nga viti 2012 ku 45% e të rinjve kanë dashur një vend punë në institucionet publike tash kjo shifër ka mbërri në 70%.

“54% nuk punojnë në profesionin e tyre, 44% të mbi arsimuar për vendin aktual të punës, 25% nuk janë në shkollë dhe nuk janë të punësuar. 54-58% mendojnë që njohjet me njerëz janë faktor i mirë që të përfitosh një vend të mirë pune. 45% kanë dashur të punojnë në sektorin publik, tani janë 70%”.

Sipas saj, aspiratat për emigrim janë rënie, në vitin 2012, 70% e të rinjve kanë dashur të largohen nga vendi, ndërsa tani shifrat arrijën në 50%.

“Aspiratat për emigrim janë rënie 20%, ku në vitin 2012 70% kanë dashur të largohen nga vendi, ndërsa tani kemi 50% që duan të largohen nga vendi”, shtoi Hyseni.

Hyseni tha se të rinj kanë mosbesim te institucione dhe ka rënie të interesimit të tyre në fushën politike.

“Ekziston një mosbesim dhe apati e të rinjve kosovarë ndaj të gjitha institucioneve politike, veçanërisht ndaj partive politike dhe qeverisë kombëtare. Po ashtu ekziston një skepticizëm i madh i organizatave të shoqërisë civile dhe medieve. Ka më shumë besim në institucionet fetare dhe organizatat ndërkombëtare si NATO dhe OSBE”.

“Vetëm 10% e të rinjve mendojnë që interesat e tyre përfaqësohen mirë në politikën kombëtare. Ka një rënie dramatike të interesimit të të rinjve në ngjarjet politike, vetëm 13% të interesuar”.

Në studim u tha se të rinjtë janë optimist për përmirësimin e mirëqenies të jetesës, por përkundër shqetësimeve të mëdha janë të brengosur për korrupsionin, varfërinë, padrejtësisë shoqërore, papunësinë në Kosovë etj, raporton EO.

Ajo tha se sa i përket teknologjisë dhe përdorimit të internetit, 96% e të rinjve kanë qasje të rregullt në internet, 85% e përdorin internetin për komunikim, 83% për rrjete sociale, 51% për të dëgjuar muzikë por shumë pak për të kërkuar vende pune.

“40% e të rinjve mendojnë se virgjëria është vlerë për dy gjinitë, 25-30% mendojnë se është virtyt vetëm për vajza”.

“40% e të rinjve mendojnë se virgjëria është vlerë për dy gjinitë, 25-30% mendojnë se është virtyt vetëm për vajza”.

Të ngjashme