54 pacientë me oksigjeno terapi në Spitalin e Gjakovës

Gjakove | 22 Nën 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Spitali i Përgjithshëm Gjakovë ka njoftuar se gjatë 24 orëve në këtë spital janë trajtuar 94 pacientë të hospitalizuar për Covid.

Sipas spitalit, 61 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 Pozitiv, 21 pacientë të konfirmuar negative, 12 pacientë presin rezultatet, 54 pacientë me oksigjeno terapi, 6 pacientë në CPAP maske dhe 1 pacient i intubuar.

Ndryshe, numri total i rasteve pozitive me koronavirus në Kosovë të shtunën ka shkuar në 33 mijë e 588, nga ta janë shëruar 20 mijë e 493, derisa raste aktive janë 12 mijë e 191.

Deri më tani, numri i viktimave nga koronavirusi ka shkuar në 904

Të ngjashme