54 pacientë të shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë janë prekur me Coronavirus, raporton Ekonomia Online.
Të prekur me këtë sëmundje janë edhe pesë mjekë specialistë të kësaj Klinike.
Këtë e ka bërë të ditur pulmologu Flamur Marku, i cili ka thënë se 20 pacientë janë në pritje të rezultateve.
Pulmologu Marku, foli edhe për furnizimin e pajisjeve me shtretër dhe maska, duke thënë që nuk ka respirator sepse ato i posedon vetëm mjekimi intensiv dhe mjekësia sportive.
“Numri i të infektuarve në Klinikën e Pulmologjisë të konfirmuar pozitiv sot janë 54 persona dhe rreth 20 prej tyre në pritje të rezultateve. Ne jemi të furnizuar me shtretër sigurisht është kapaciteti i jonë i Pulomologjisë dhe Dermatologjisë që ne e posedojmë tani si Klinikë në menaxhim të rasteve me Coronavirus. Jemi të furnizuar po ashtu edhe me maska, mirëpo respirator nuk kemi sepse ato i posedon vetëm mjekimi intensiv dhe mjekësia sportive”, shtoi Marku.
Ai tha se personat të cilët janë më të prekur nga Coronavirus janë moshat e shtyra.
Tutje, Marku theksoi se rastet më të komplikuara në Pulmologji janë me pleumoni, raporton EO.
“Moshat më përqindjen më të madhe të pacientëve të cilët i kemi të konfirmuar pozitiv janë moshat më të shtyra por kemi edhe mosha mesatare. Si komplikim më i rëndë i Coronavirusit është edhe Pleumonia apo inflamacioni i mushkërive kur dihet se roli i mushkërive është në furnizimin e organizimit me oksigjen dhe shkëmbimin e oksigjenit me dioksidin e karbonit dhe tani kemi shumë raste të cilat janë me pleumoni të rënda, e që kanë nevojë për tretman me antibiotik në spital por edhe me ndihmën e oksigjenit të vazhdueshëm” shtoi ai.
Ai bëri të ditur se me Coronaviruss janë të prekur edhe 5 mjekë specialist të kësaj klinike.
“Mjekë Pulmologë të infektuar deri më tani janë 5 mjekë specialist Pulmologë dhe një specializante. Në punën kryesore e bëjmë në Pulmologji po sigurisht që e kemi çdo kujdestari”, shtoi ai.