55 raste aktive me Covid-19 në Prishtinë

Prishtinë | 21 Nën 2021 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Prishtina aktualisht ka vetëm 55 raste aktive me COVID-19, nga 352 sa janë në tërë Kosovën.

Kryeqyteti megjithatë po vazhdon të prijë në këtë drejtim, derisa komuna e dytë me më së shumti raste aktive është Ferizaj me 40, dhe e treta Klina me 27 raste aktive.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë është shënuar një rast i vdekjes e 7 raste të reja me COVID-19.

Të ngjashme