Një 55 vjeçare shqiptare ka vdekur në një aksident në Itali.
Ngjarja tragjike ka ndodhur mbrëmjen e 20 shkurtit në Sernaglia Battaglia, në Treviso.
Sipas mediave italiane në aksident u përfshinë dy makina, një Mercedez i zi A-Class, që drejtohej nga shqiptarja Edlira Aliçka dhe një Audi A6.
Dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar në poshtë rrugës.
Të dyja makinat udhëtonin nga Sernaglia në drejtim të Coneglianos.
Menjëherë pasi u furnizua me karburant, mjeti i shqiptares në rrethana ende të paqarta është përplasur nga Audi A6, shkruan Abcnews.al.
55-vjeçarja shqiptare humbi tragjikisht jetën.
Trupi i saj mbeti i bllokuar automjet, pas përmbysjes.
Ishin shërbimet e zjarrfikëses që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të gruas, pas rreth dy orësh.