Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 56 aktakuza, kundër 71 personave, për vepra të ndryshme penale.
Me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 20 persona dhe janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së
paraburgimit kundër katër personave.
Gjithashtu, nga Prokuroria Speciale e R Kosovës është bërë një kërkesë për bastisje dhe një kërkesë për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.