563 të vdekur nga Coronavirusi brenda 24 orëve në Britaninë e Madhe

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar është rritur me 563 në 24 orët e fundit, një kërcim rekord që solli numrin e pacientëve që vdiqën në spital në 2,352.

Ky njoftim i Mbretërisë erdhi pasi Spanja regjistroi numrin e saj më të lartë të vdekjeve ditore – 864 persona – ndërsa rastet me personat e infektuar u rritën në 102.136, nga 94.417.

Ndërsa, në Shtetet e Bashkuara, numri i të vdekurve ka tejkaluar 4.000.

Ndërkohë, numri i vdekjeve në Iran tejkaloi 3,000 me 138 vdekje të reja pasi shefi i Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se pandemia është “kriza më e keqe”, me të cilën po përballet bota që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në botë, më shumë se 42,000 njerëz kanë vdekur, rreth 860,000 janë diagnostikuar me virus, dhe rreth 178,000 janë shëruar, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Të ngjashme