57 vjeçari nga Fieri mbytet në kanal

Prishtinë | 05 Jan 2022 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Një 57-vjeçar ka ndërruar jetë paraditen e sotme në fshatin Drizë të Fierit.

Burime bëjnë me dije se 57-vjeçari ishte duke lëvizur në rrugët e fshatit me biçikletë dhe ka rënë në kanal për arsye ende të paqarta ku edhe ka humbur jetën.

Mësohet se viktima quhet Fiqeri Muhameti.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat që çuan në vdekjen e 57-vjeçarit. Paraprakisht, dyshohet se ngjarja është aksidentale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme