Një rast tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vrellë të Istogut.
Një person i moshës 57 vjeçare e ka humbur jetën si pasojë e shembjes së murit të mullirit të “Fadil Sylëve”.
Shkaku i shembjes së këtij muri është vjetërsia.
Në momentin kur ndodhi rasti tragjik tashmë i ndjeri ishte duke pritur për ta bluar grurin, raporton Klankosova.tv.
Banorët e një shtëpie afër këtij mulliri i than Klan Kosovës se po ndjehen të rrezikuar pasi që shembja e ka marrë edhe një pjesë e oborrit të tyre dhe mundet që të shembet edhe shtëpia e tyre.