58 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës.
31 prej tyre janë në oksigjenoterapi, ndërsa 8 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Kurse një pacient është në respirator (CPAP).
“58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 31 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftimin e spitalit.