6.80 euro shtesë në rroga, Deliu-Kodra: Përparim se jo mahi, Thaçi kur ishte kryeministër i dyfishoi pagat e sektorit publik

Prishtinë | 27 Gus 2024 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka reaguar ndaj njoftimit të ATK-së se të gjithë të punësuarit, të sektorit publik apo privat do të paguajnë më pak tatim, raporton Ekonomia Online.

Përmes një postimi në Facebook, Deliu-Kodra ka thënë se në kohën kur në krye të shtetit ishte Hashim Thaci, kishte dyfishuar pagat në sektorin publik, kurse sot ajo potencoi se qeveria i ka rritur pagat për 6.8 euro por që ato ua ka marrë mbrapa duke e rritur tatimin mbi pronë.

“Saktësisht 10 vjet më parë, Kryeministri Hashim Thaçi i kishte dyfishuar pagat e sektorit publik në Kosovë. Për shembull, paga e një polici ishte bërë nga 247 euro, në 589 euro. Sot, Qeveria i paska rritur pagat për 6.8 euro – të cilat ua paska marrë mbrapa duke ua rritur edhe tatimin mbi pagë. Shumë mirë. Tamam reflektim i fuqisë, punës dhe vizionit të saj.Përparim se jo mahi”, ka shkruar Deliu.

Të ngjashme